Kush Jemi

Kush jemi

Shoqata “Qëndra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – QSNNN është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe e pavarur. Objekti i veprimtarisë së kësaj qëndre janë: Mbeshtetja, perkrahja dhe perkujdesja per femijet, rinine, grate dhe moshen e trete si dhe ndermarrja e nismave sensibilizuese per mbrojtjen e mjedisit, pyjeve dhe flores&faunes; organizimi i konferencave dhe seminareve te ndryshme per zhvillimin e aktiviteteve te shoqates si dhe studimi i tendencave të zhvillimit; problemet që hasin banorët në proçesin e zhvillimit; mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë; studime ekonomike, sociale, hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që u adresohen njerëzve në nevojë; kontribut në strategjitë rajonale dhe kombëtare; kontribut në hartimin e politikave zhvillimore, kryesisht të zonës së Fushë-Arrësit, etj.

Që në fillimin e veprimtarisë së vet, QSNNN ka tentuar që të stabilizojë marrëdhënie reciproke me projekte, programe si dhe me OJQ të tjera që veprojnë në sektorin rural në Shqipëri. QSNNN tenton të promovojë dhe të mbështesë politika dhe alternativa për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë shqiptare, bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave individuale, respektimin e ligjeve të shoqërisë së tregut të lirë, duke mbështetur iniciativat për një qeverisje sa më transparente.

QSNNN e mbështet plotësimin e objektivave të veta, në  realizimin e kërkimeve dhe studimeve të lidhura me aktivitete që kanë të bëjnë me çështje të zhvillimit ekonomik, social dhe shoqëror, si dhe duke ndarë dhe shkëmbyer mendime, opinione dhe konsiderata (përfundime shkencore) me partnerët e mundshëm. Po ashtu, QSNNN vlerëson të rëndësishëm marrëdhëniet me politikë-bërësit, vendim-marrësit si dhe grupe të interesuar dhe/ose organizatat e tyre përfaqësuese, si të rëndësishme dhe me vlera në hartimin dhe zbatimin e shembujve më të mirë. Një staf me përgatitje të lartë dhe me eksperiencë relativisht të gjatë, marrëdhëniet e mira me grupimet partnere dhe agjensitë e ngjashme në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit, alternativat, rekomandimet dhe konkluzionet reale të dhëna, janë disa nga pikat më të forta që kanë bërë të mundur që QSNNN të konsiderohet si një organizatë me reputacion në zonën e Fushë-Arrësit dhe gjithe Veriun e Shqiperise.

Është një nismë e ndërmarrë nga rinia e qytetit. Shoqata jonë ka në fokus shtresat që kanë më shumë nevojë për përkrahje dhe aktivizim. Aktivitetet dhe projektet tona janë për të rinjtë e qytetit të Fushë-Arrëzit, veçanërisht gjimnazistët, personat e moshës së tretë dhe gratë e moshës së mesme dhe mbeshtetjen per familjet me probleme te medha sociale si dhe fushatat sensibilizuese per mbrojtje e mbjedisit.

Pamela Gjinaj
Drejtor Ekzekutiv

Nga data 07.06.2023, Znj. Pamela Gjinaj është kryetare e zgjedhur e shoqatës “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerezeve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN). Znj. Gjinaj është diplomuar në degën Drejtësi në Fakultetin e Drejtesisë së Universitetit të Tiranës. Ajo është e angazhuar në QSNNN si vullnetare që nga viti 2014, me pas ka marr pjesë në disa projekte duke përfaqësuar komunitetin e Fushë-Arrëzit dhe Pukës në nisma të ndryshme që kanë sjell impakt pozitiv në komunitet. Pamela është zeri rinor në të gjithë nismat e QSNNN ajo ka qënë pjestare e Parlamentit të Parë Rinor në Fushë-Arrëz dhe ka ndërvepruar me të gjithë aktoret për të sjelle në vemendje shqetësimin e rinisë dhe për të përmiresuar situaten nëpërmjet implementimit të progameve që sjellin punësimin e të rinjeve. Pamela është një ndër aktivistet kryesore të QSNNN për kauzen e barazisë gjinore duke ndërmarr disa nisma për përfshirjen e grave dhe vajzave në zonat rurale në jeten social – kulturore në Fushë-Arrëz.

Stafi i QSNNN

QSNNN është shumë i bazuar në punën e specialistëve dhe të ekspertëve të saj. Puna e secilit varet si nga një ecuri e përhershme në hartimin dhe paraqitjen e projekteve, ashtu edhe në nevoja për tu përfshirë në zbatimin e projekteve konkrete.

  • Kështu, si anëtarë të përhershëm të QSNNN janë specialistë te fushave te ndryshme si Mesues 2, Psikologe 1, Punojse Sociale 1, Infermjere 2, Fizioterapiste 1, Mjeke 2  Inxhinier Mjedisi 2, Inxhinier Pyjesh, 3 Juriste 2, Inxhinere IT 1, Inxhiniere Ndertimi 1, Radiologe 1, Estetiste 1, Ekonomist 2  të gjithë me kualifikime pas universitare: 16 Master, 1 PhD.
  • Specialistë që angazhohen me kohë të pjesëshme dhe në vartësi të punëve në terren, janë specialistë të bujqësisë, të mjedisit, të pyjeve, të mbrojtjes së bimëve, bimëve mjekësore, pemëve frutore e vreshtave, ekspertë për financë, mësuesisë, mjekësisë infermeri, fizioterapi, inxhinieri ndërtimi, IT, psikologjisë, shkencave sociale, juristë dhe të fushave të ndryshme angazhohen gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve që organizon shoqata.

Është për tu theksuar se brenda stafit të angazhuar, problemet gjinore thuajse nuk ndeshen për arsye se raporti i specialistëve me bazë gjinie është thuajse 50 me 50. Nga ana tjetër kemi një raport të mirë ndërmjet specialistëve të angazhuar në qytet dhe në zonat përreth.