Titulli i projektit: “Përmirësimi i Njohurisë Shëndetësore dhe Politikave Lokale Lehtësuese për Gratë dhe Vajzat në Fushë-Arrëz dhe Pukë” (WOMEN 4 HEALTH)
Zbatuesi: Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN)
Vendi i zbatimit të projektit: Fushë-Arrëzit dhe Pukës
Kohëzgjatja e projektit: 7 muaj
Qëllimi i Përgjithshëm:
QP: Qëllimi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë situatën e kujdesit shëndetësor në zonat e Fushë-Arrëzit dhe Pukës, duke u fokusuar veçanërisht tek gratë dhe vajzat e reja. Ky qëllim do të arrihet përmes ndërgjegjësimit të komunitetit, trajnimeve shëndetësore dhe avokatimit për rritjen e fondeve dhe përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore lokale në dy bashkitë e zonës.
Objektivat specifike të projektit:
OS1: Përmirësimi i qasjes në informacion dhe rritjes së frekuentimit të shërbimeve shëndetësore nga gratë dhe vajzat e reja.
Mbi këtë objektivë, projekti do të krijojë një fushatë ndërgjegjësimi në 8 shkolla mbi njohuritë e shëndetit seksual dhe nevojës për njohuri shëndetësore, do të ofrojë 2 trajnime shëndetësore 2-javore (1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Pukë) me 50 gra dhe vajza të reja (15 deri në 55 vjeç) (25 në Fushë-Arrëz dhe 25 në Pukë), do të organizojë 6 bashkëbisedime mes grave dhe vajzave të reja dhe mjekëve, si dhe do të krijojë një platformë në internet për ndarjen e informacionit shëndetësor dhe sigurimin e qasjes së barabartë në shërbime shëndetësore për gratë dhe vajzat e reja të komunitetit. Gjithashtu, gjatë sesioneve të pyetjeve dhe përgjigjeve do të ndahen materiale informative mbi shërbimet shëndetësore në Fushë-Arrëz dhe Pukë.
OS2: Avokatim dhe bashkëpunim me pushtetin vendor.
Mbi këtë objektivë, projekti synon të krijojë një impakt afatgjatë në politikat vendore të shëndetit. Për të arritur këtë, projekti do të kryej një monitorim të politikave shëndetësore vendore në dy bashkitë dhe do të identifikojë shpenzimet dhe frekuentimet e shërbimeve shëndetësore nga gratë dhe vajzat e reja e zonave rurale. Gjithashtu, do të zhvillohen 4 sesione bashkëpunuese dhe këshilluese me autoritetet lokale (2 në Fushë-Arrëz dhe 2 në Pukë) për të identifikuar sfidat shëndetësore të komunitetit dhe për të avokuar për rritjen e fondeve për kujdesin shëndetësor. Do të synohet gjithashtu nënshkrimi i një deklarate qëllimi nga bashkitë për zotimin mbi rritjen e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
OS3: Ndikim në sjellje dhe praktika shëndetësore të komunitetit.
Mbi këtë objektivë, projekti do të ndërmarrë 4 fushata ndërgjegjësuese me stendë në qendrat e qyteteve (2 fushata në Fushë-Arrëz dhe 2 fushata në Pukë) që të ndërgjegjësojë individët (me fokus parësor gratë dhe vajzave të reja) në sjellje dhe praktika të shëndetshme në komunitet. Kjo përfshin promovimin e zgjedhjeve të shëndetshme dhe parandalimin e sëmundjeve duke ofruar alternativa dhe zgjidhje konkrete për sfidat e identifikuara.
Përmes realizimit të këtyre qëllimeve dhe objektivave specifike, projekti synon të kontribuojë konkretisht në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe ndryshimin pozitiv në shëndetin dhe jetën e gratë dhe vajzave të reja në zonat e Fushë-Arrëzit dhe Pukës.
Rezultatet e pritshme dhe ndikimi i projektit:
RP1: Pas përfundimit të fushatës ndërgjegjësuese në shkolla dhe trajnimeve shëndetësore ku pritet të informohen 200 nxënës (kryesisht vajza të reja), ofrimit të 2 trajnimeve shëndetësore 2-javore (1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Pukë) me 50 gra dhe vajza të reja (15 deri në 55 vjeç) (25 në Fushë-Arrëz dhe 25 në Pukë) dhe 6 bashkëbisedimeve mes grave dhe vajzave të reja dhe mjekëve, pritet të shihet një rritje në përgjigjen pozitive nga gratë dhe vajzat e reja, duke përmirësuar njohuritë e tyre rreth shëndetit seksual dhe shëndetit në përgjithësi. Përdorimi i platformës së krijuar në internet pritet të mundësojë qasjen e tyre në informacion dhe të zgjerojë njohuritë e tyre mbi shërbimet shëndetësore.
RP2: Pas monitorimit të politikave vendore mbi shëndetësinë dhe zhvillimit të sesioneve bashkëpunuese dhe këshilluese me autoritetet lokale, pritet të arrihet tek një kuptim më të thellë të sfidave shëndetësore në komunitet. Nënshkrimi i deklaratës së qëllimit nga bashkitë do të shërbejë si një hap konkret drejt rritjes së fondeve për kujdesin shëndetësor dhe përmirësimin e infrastrukturës së shëndetit në zonat e synuara.
RP3: Fushatat ndërgjegjësuese në qendrat e qyteteve pritet të ndikojnë në sjelljet dhe praktikat shëndetësore të komunitetit, duke përmirësuar vetëdijen për rëndësinë e zgjedhjeve të shëndetshme dhe parandalimin e sëmundjeve. Alternativat dhe zgjidhjet konkrete të ofruara do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së përgjithshme shëndetësore të individëve, me fokus të veçantë tek gratë dhe vajzat e reja.
Ndikimi i Përgjithshëm:
Zbatimi i këtij projekti do të sjellë një ndikim pozitiv në situatën e grupeve të synuara dhe përfituesve finalë në zonat e Fushë-Arrëzit dhe Pukës. Nëpërmjet ndërgjegjësimit, trajnimeve dhe avokatimit, pritet të ndryshojë sjelljet dhe praktikat shëndetësore në komunitet, duke rritur qasjen në informacion dhe shërbime shëndetësore. Përmirësimi i infrastrukturës lokale dhe rritja e fondeve do të mundësojë shërbime më cilësore dhe të përshtatshme për gratë dhe vajzat e reja, duke kontribuar në përmirësimin e përgjithshëm të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit në zonën e synuar.
Aktivitetet e projektit
Titulli aktivitetit | Muaj 1 | Muaj 2 | Muaj 3 | Muaj 4 | Muaj 5 | Muaj 6 | Muaj 7 |
Aktiviteti 1: Ndërgjegjësim në shkolla dhe krijim njohurie komunitare mbi shëndetin | |||||||
Nën-aktiviteti 1.1: Ndërgjegjësim në 8 shkolla në Fushë-Arrëz dhe Pukë | X | X | X | X | |||
Nën-aktiviteti 1.2: 2 trajnime shëndetësore 2-javore | X | X | |||||
Nën-aktiviteti 1.3: 6 bashkëbisedime me mjekë, 1 në muaj. | X | X | X | X | X | ||
Nën-aktiviteti 1.4: Krijimi i klubit femëror “Femra dhe Shëndeti” që do të zhvillohet 1 herë në javë për 1 orë për 6 muaj | X | X | X | X | X | ||
Aktiviteti 2: Monitorim të politikave vendore dhe organizim të sesioneve bashkëpunuese me autoritetet lokale | |||||||
Nën-aktiviteti 2.1: Monitorim i politikave vendore dhe statistikave mbi shërbimet shëndetësore | X | X | X | ||||
Nën-aktiviteti 2.2: Përgatitje e raportit të monitorimit të politikave vendore dhe statistikave mbi shërbimet shëndetësore. | X | ||||||
Nën-aktiviteti 2.3: 4 sesione bashkëpunuese me autoritetet e pushtet lokal | X | X | |||||
Nën-aktiviteti 2.4: Pjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit Bashkiak në agjendat mbi shëndetësinë dhe çeshtjet sociale | X | X | X | X | |||
Nën-aktiviteti 2.5: Hartim dhe takim për nënshkrimin e deklaratës së qëllimit nga dy bashkitë | X | ||||||
Aktiviteti 3: Krijimi i platformës së internetit, rrjeteve sociale dhe materialeve informative shëndetërsore | |||||||
Nën-aktiviteti 3.1: Krijimi i informacioneve shëndetësore për informim online dhe offline. | X | X | |||||
Nën-aktiviteti 3.2: Krijimi i broshurave me informacione shëndetësore për informim offline. | X | X | |||||
Nën-aktiviteti 3.3: Krijimi i platformës së internetit për informim online dhe ngarkimi i saj me informacione shëndetësore | X | X | X | X | X | ||
Nën-aktiviteti 3.4: Krijimi i rrjeteve sociale me impakt (Facebook, Instagram dhe Tik Tok) dhe ngarkimi i tyre me informacione shëndetësore | X | X | X | X | X | ||
Aktiviteti 4: Organizimi i fushatave ndërgjegjësuese në qendrat e dy qyteteve | |||||||
Nën-aktiviteti 4.1: Organizimi i 4 fushatave ndërgjegjësuese në qendrat e dy qyteteve | X | X | X | X | |||
Nën-aktiviteti 4.2: Përgatitje e raportit final monitorues të aktiviteteve dhe shifrave të angazhimit në projekt dhe ndryshimit të sjelljes në komunitet | X | ||||||
Nën-aktiviteti 4.3: Takim final i mbylljes së projektit me gratë dhe vajzat e reja të angazhuara në trajnime dhe autoriteteve lokale. | X |
Në këtë faqe mund të aksesoni në informacionin e përgatitur rreth shëndetit seksual dhe shëndetit në përgjithësi me synim rritjen e njohurisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së përgjithshme shëndetësore të individëve, me fokus të veçantë tek gratë dhe vajzat e reja.
Aksesoni dokumentet duke klikuar në titujt më poshtë.
- KONTROLL I RREGULLT PER KANCERIN
- METODAT KONTRACEPTIVE
- PLANIFIKIMI I NJE SHTATZANIE
- SHTATZANIA
- SHENDETI
- TESTIMI DHE KUJDESI SHENDETESOR
- VAKSINIMI
Ndërtimi dhe mirembajtja e web-it mundësohet nga Projektit “Përmirësimi i Njohurisë Shëndetësore dhe Politikave Lokale Lehtësuese për Gratë dhe Vajzat në Fushë-Arrëz dhe Pukë (WOMEN 4 HEALTH)”, për përiudhen e zbatimit të tij me mbështetjen e Together for Life.