Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”

➡️Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë përqindjen e mbetjeve të mbledhura dhe të dorëzuara në landfill (të ricikluara ose të përpunuara) në përputhje me direktivën e BE-së për mbetjet.

➡️Jemi në aktivitetin e parë, në takim me qytetarë aktivë, të rinjtë dhe përfaqësues të komunitetit të Pukës. Gjatë këtij takimi u bë identifikimi i roleve për inkurajimin e veprimit, duke krijuar një Komitet të Komunitetit (mbështetës të profilit të lartë).

➡️Arritëm të ndërtojmë ekipin, të zhvillojmë komunikim aktiv, të diskutojmë zgjidhjen e problemeve, vendimmarrjes si dhe aktivitetet e adaptimit dhe planifikimit & aktivitetet që përqëndrohen në krijimin e besimit. Komiteti i Komunitetit do të garantojë një monitorim më të fortë dhe do të veprojë si një vëzhgues mbi zbatimin e politikave mjedisore, proçeset e vendimmarrjes, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike, qendrore dhe lokale.

🥰 Aktiviteti u përshëndet nga të pranishmit, të cilët mirëpritën zbatimin e një projekti të tillë, i cili do të sjellë një qasje të ndryshme në menaxhimin e mbëtjeve në Pukë. Të gjithë u përfshinë në diskutime dhe dhanë idetë e sugjerimet e tyre për situatën e menaxhimit të mbetjeve dhe krijimin e Komitetit të Komunitetit. Të pranishmit shprehen dëshirën për të qënë pjesë e projektit dhe grupit të Komitetit, si dhe mundësinë për akses në grumbullimin e mbetjeve dhe proçesin e kompostimit.

#BE

#CFCU

#QSNNN

😍 Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”, finacohet nga @Bashkimi Europian nëpërmjet Programit – IPA II European Union Integration Facility 2017 – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian (IPA II European Union Integration Facility 2017 – Support to Civil Society Organisations for enhanced cooperation with state institutions in relation to the European Integration process) i cili menaxhohet nga @CFCU – Central Finance and Contracting Unit dhe zbatohet nga @Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez.

#Menaxhim#Mbejtje#Riciklim#Kompostim#Mobilizim#Komitet#Komunitet # Mbeshtetes #Qytetar#Aktiv#Profil#Lartë#Ndërveprim # Strategji #Avokim#Planifikim#Vendimmarrje#Ndertim#Ekip#Sfidë#Besim#Transparencë#Mjedis#Insitucione#Publike#Qendrore#Vendore#Bashki#Pukë #Fushë-Arrëz #Zona #Rurale #QSNNN #2021

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these