✔ QSNNN po rrit kapacitet të saj të operimit, në mënyrë që të pergatis një baze për zonat e Pukes, Fushë-Arrëzit, Miredites dhe Vau Dejes për ofrimin e trajnimeve, organizimin e workshop-eve, organizimin e shoqerisë civile për të rritur ndërgjegjësimin ndaj sigurisë dhe stabilitetit të qytetarëve mbështetur në 4 kapitujt e Integrimit Europian.
✔ Kapitulli 11 – Bujqesia dhe Zhvillimi Rural, i cili mbulon një numër të madh rregullash detyruese, zbatimi i duhur i të cilave nga një administratë publike efikase janë thelbësore për funksionimin e politikës së përbashkët bujqësore (CAP).
✔ Jemi në diten e dytë të trajnimit me Prof. Dr. Zef Gjeta.
✔ Po diskutojmë: Masat e shtyllës së Kapitullit 11, Çfarë kërkohet nga Shqipëria në negociata për Kapitullin 11, Stadi në të cilin ndodhet ecuria lidhur me Kapitullin 11, AKU dhe AKV stadet e zhvillimit dhe detyrat.
✔ Granti zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Norwegian Embassy in Prishtina
Center for Research and Policy Making
Centar za promociju civilnog društva
IDM Albania
SMART Balkans