Plani Mësimor i Kursit Profesional në “Web Development (Web Design dhe Web Development)”
Organizues: Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN)
Vendi i kursit: Laboratori Informatik i QSNNN, Fushë-Arrëz
Kohëzgjatja e projektit: 4 muaj.
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” (QSNNN) Fushë-Arrëz njofton hapjen e Kursit Profesional në “Web Development (Web Design dhe Web Development)”, një program i plotë me 240 orë mësimore, që synon të përgatisë profesionistë të aftë në ndërtimin dhe menaxhimin e faqeve moderne të internetit. Ky kurs u ofron pjesëmarrësve njohuri teorike dhe aftësi praktike në krijimin e faqeve web, dizajnin grafik digjital, programimin me HTML, CSS dhe JavaScript, optimizimin për pajisje të ndryshme dhe përdorimin e platformave CMS si WordPress.
Programi zhvillohet në laboratorin informatik të QSNNN dhe përfshin pesë module: nga hyrja në profesionin e zhvilluesit të faqeve web, tek ndërtimi, publikimi dhe mirëmbajtja e tyre në platforma profesionale. Kursantët do të mësojnë të përdorin mjetet moderne të zhvillimit web. Në fund të kursit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një provimi teorik e praktik dhe do të certifikohen si zhvillues web të përgatitur për tregun e punës ose për vetëpunësim.
Regjistrimet janë të hapura për të gjithë mbi 15 vjeç që kanë përfunduar arsimin e detyruar dhe janë të motivuar të ndërtojnë një karrierë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit digjital. Për më shumë informacion mund të lexoni Planin Mësimor të Kursit në “Web Development (Web Design dhe Web Development)” duke klikuar në linkun më poshtë:
