Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”.

➡️ Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë përqindjen e mbetjeve të mbledhura dhe të dorëzuara në landfill (të ricikluara ose të përpunuara) në përputhje me direktivën e BE-së për mbetjet.

🟢 Jemi në aktivitetin e gjashtë; Trajnim për kompostimin e mbetjeve organike. Po realizojmë një trajnimi 3 – ditor për fermerët dhe NVM-të në 4 fshatra të ndryshëm, si qasje inovative në adresimin e çështjeve kryesore mjedisore në lidhje me menaxhimin e mbetjeve. Ky aktivitet është një ndërhyrje pilot që synon të përfshijë më nga afër zonat rurale në menaxhimin e mbetjeve në Pukë dhe Fushë-Arrëz. Po diskutojmë temen: Si të vlerësohet sasia e mbetjeve organike, mbledhja e detajeve për pjesëmarrësesit, në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë veprimet me një kontroll të dytë të mbetjeve organike më pas. Të shohim dhe të diskutojmë me pjesëmarrësit planifikimin për vendosjen e kompostimit në shtëpi ose pjesëmarrjen në kompostimin e komunitetit. Inkurajimin e pjesëmarrëseve të përdorin plehrat e komunitetit në të ardhmen ose të krijojnë plehrat e tyre shtëpiake për proçesin e kompostimit me Ekspertin e Agronomisë dhe Kompostimit A.Pepa.

🥰 Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”, finacohet nga @Bashkimi Europian nëpërmjet Programit – IPA II European Union Integration Facility 2017 – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian (IPA II European Union Integration Facility 2017 – Support to Civil Society Organisations for enhanced cooperation with state institutions in relation to the European Integration process) i cili menaxhohet nga @CFCU – Central Finance and Contracting Unit dhe zbatohet nga @Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez

#Menaxhim#Mbejtje#Riciklim#Kompostim#Mobilizim#Komitet#Komunitet#Mbeshtetes#Qytetar#Aktiv#Profil#Lartë#Ndërveprim#Strategji#Avokim#Planifikim#Vendimmarrje#Ndertim#Ekip#Sfidë#Besim#Transparencë#Mjedis#Insitucione#Publike#Qendrore#Legjisilacioni#BE#Aquis#Transpozim #Vendore #Bashki #Fermer #NVM #Pukë #FushëArrëz #Zona #Rurale #QSNNN #CFCU #2021

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these