Projektit “Zhvillimi i turizmit në zonën Fushë-Arrëz – Pukë nëpërmjet promovimit të shtegut turistik Fushë-Arrëz – Bicaj – Mali i Krrabit dhe fuqizimit të komunitetit lokal (RurALB)”.
Me datë 20 shtator 2024, u zhvillua Aktiviteti “Zhvillimi i një konference 2-ditore ndërgjegjësuese me 80 përfaqësues të bashkive, biznesit dhe OJF-ve mbi praktikat më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”.
“Konferenca Ndërgjegjësuese për Zhvillimin e Turizmit dhe Mjedisit në Pukë dhe Fushë-Arrëz”, ftoi në tryeze diskutimi; z.Hil Curri – Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, z.Nikolin Bardhkoku – Kryetar i Këshillit Bashkiak Fushë-Arrëz, z.Perparim Laçi – Administrator i Hani i Perparim Laçit, z.Saba Djaloshi – Drejtor Ekzekutiv AgroPuka, znj.Lindita Hyseni – Drejtor Ekzekutiv LRD dhe z.Sokol Vata – Ing. Të pranishmit diskutuan mbi sfida, mundësit dhe zhvillimi i sektorit në Puke dhe Fushë-Arrëz. Pjesëmarrsit u përfshinë në diskutime në sesionin pytje dhe përgjigjie.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.