Kush jemi
Pamela Gjinaj
Nga data 07.06.2023, Znj. Pamela Gjinaj është kryetare e zgjedhur e shoqatës “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerezeve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN). Znj. Gjinaj është diplomuar në degën Drejtësi në Fakultetin e Drejtesisë së Universitetit të Tiranës. Ajo është e angazhuar në QSNNN si vullnetare që nga viti 2014, me pas ka marr pjesë në disa projekte duke përfaqësuar komunitetin e Fushë-Arrëzit dhe Pukës në nisma të ndryshme që kanë sjell impakt pozitiv në komunitet. Pamela është zeri rinor në të gjithë nismat e QSNNN ajo ka qënë pjestare e Parlamentit të Parë Rinor në Fushë-Arrëz dhe ka ndërvepruar me të gjithë aktoret për të sjelle në vemendje shqetësimin e rinisë dhe për të përmiresuar situaten nëpërmjet implementimit të progameve që sjellin punësimin e të rinjeve. Pamela është një ndër aktivistet kryesore të QSNNN për kauzen e barazisë gjinore duke ndërmarr disa nisma për përfshirjen e grave dhe vajzave në zonat rurale në jeten social – kulturore në Fushë-Arrëz.
Stafi i QSNNN
QSNNN është shumë i bazuar në punën e specialistëve dhe të ekspertëve të saj. Puna e secilit varet si nga një ecuri e përhershme në hartimin dhe paraqitjen e projekteve, ashtu edhe në nevoja për tu përfshirë në zbatimin e projekteve konkrete.
- Kështu, si anëtarë të përhershëm të QSNNN janë specialistë te fushave te ndryshme si Mesues 2, Psikologe 1, Punojse Sociale 1, Infermjere 2, Fizioterapiste 1, Mjeke 2 Inxhinier Mjedisi 2, Inxhinier Pyjesh, 3 Juriste 2, Inxhinere IT 1, Inxhiniere Ndertimi 1, Radiologe 1, Estetiste 1, Ekonomist 2 të gjithë me kualifikime pas universitare: 16 Master, 1 PhD.
- Specialistë që angazhohen me kohë të pjesëshme dhe në vartësi të punëve në terren, janë specialistë të bujqësisë, të mjedisit, të pyjeve, të mbrojtjes së bimëve, bimëve mjekësore, pemëve frutore e vreshtave, ekspertë për financë, mësuesisë, mjekësisë infermeri, fizioterapi, inxhinieri ndërtimi, IT, psikologjisë, shkencave sociale, juristë dhe të fushave të ndryshme angazhohen gjithmonë në mbështetje të aktiviteteve që organizon shoqata.
Është për tu theksuar se brenda stafit të angazhuar, problemet gjinore thuajse nuk ndeshen për arsye se raporti i specialistëve me bazë gjinie është thuajse 50 me 50. Nga ana tjetër kemi një raport të mirë ndërmjet specialistëve të angazhuar në qytet dhe në zonat përreth.