Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të SDG – ve

Vijon zbatimi i projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Me date 12.03.2018 u zhvillua aktiviteti “Ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të mësueseve mbi OZHQ” në Gjimnazin e Përgjithshëm Fushë-Arrëz, Bashkia Fushë-Arrëz. 18 pjestare të stafit pedagogjik të Gjimnazi moren pjesë në këtë trajnim.
Ky trajnim do të ndikojë tek mësuesit që të rrisin dhe forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërmarrë veprime dhe për të nxitur më tej promovimin e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm me nxënësit, aktiviteti do t’u sigurojë atyre mënyra dhe metodologji inovative për të organizuar aktivitete me nxënësit dhe për të përgatitur projekte ektra-kurrikulare që synojnë arritjen e objektivave.

Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, do të fuqizohen kapacitetet e mësuesve për të nxitur diskutime me nxënësit dhe për të mbështetur realizimin e veprimtarive të ndryshme për të arritur disa prej treguesve të synuar të OZHQ-ve.

#SDGs#Agenda2030#SEEDLINGALBANIA#RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter#T4SDGs#globalgoals#QSNNN2018

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA),në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these