Permbyllja e aktiviteteve te pastrimit

Permbyllen aktivitetet e pastrimit të parashikuara në projektin “Angazhimi i komunitetit për një mjedis më të pastër” që #QSNNN po realizon, me mbështetjen e Programit #LevizAlbania në Bashkinë Fushë-Arrëz. U zhvillua aksioni komunitar i katërt i pastrimit. Këto aksione kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes në publik, rritjen e përfshirjes së tyre dhe medias në mënyrë që presioni i fushatës lobuese të përforcohet.
Aksione komunitare shërbejnë për të nxjerrë në pah faktin se pushteti vendor nuk ka vazhduar me realizimin e prioriteteve miratuara në Planin Strategjik te Zhvillimt dhe faktin se pushteti vendor duhet të ketë priroritet çështjet mjedisore. Si shembull i mirë sot vullnetaret nga gjithë bashkia Fushë-Arrëz dhe Komiteti Qytetar pastruan pjesën e dytë të brigjeve të Lumit Micoj nga mbeturinat plastike dhe ndotja e madhe duke bërë një fushatë ndërgjegjësuese të madhe për mbajtjen pastër të mjedisit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these