Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë përqindjen e mbetjeve të mbledhura dhe të dorëzuara në landfill (të ricikluara ose të përpunuara) në përputhje me direktivën e BE-së për mbetjet.
Jemi në aktivitetin e dytë – Forcimi i aftësive të Komitetit të Komunitetit për avokim dhe lobim, në takimin me qytetarë aktivë, të rinjtë dhe përfaqësues të komunitetit, i mbledhur tek Komitet të Komunitetit (mbështetës të profilit të lartë). Qëllimi i aktivitetit është të përmirësojë njohuritë e OShC-ve dhe qytetarëve aktivë në lidhje me aktivitetet e ndryshme që do të zbatohen, në mënyrë që të ndikojë në mënyrë efektive në procesin e vendimmarrjes, transparencën dhe llogaridhënien në procesin e Integrimit Evropian në nivelin lokal.
Jemi në Fushë-Arrëz për të diskutuar së bashku me eksperten tonë mbi zhvillimin e planeve të veprimit dhe si të përcaktojmë mesazhin, si të zbatohen dhe monitorohen aktivitetet.
Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”, finacohet nga @Bashkimi Europian nëpërmjet Programit – IPA II European Union Integration Facility 2017 – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian (IPA II European Union Integration Facility 2017 – Support to Civil Society Organisations for enhanced cooperation with state institutions in relation to the European Integration process) i cili menaxhohet nga @CFCU – Central Finance and Contracting Unit dhe zbatohet nga Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez
#Menaxhim#Mbejtje#Riciklim#Kompostim#Mobilizim#Komitet#Komunitet#Mbeshtetes#Qytetar#Aktiv#Profil#Lartë#Ndërveprim#Strategji#Avokim#Planifikim#Vendimmarrje#Ndertim#Ekip#Sfidë#Besim#Transparencë#Mjedis#Insitucione#Publike#Qendrore#Vendore#Bashki#Pukë#FushëArrëz #Zona #Rurale #QSNNN #2021