Vazhdon puna në terren. Jemi në aktivitetin e rradhës, në auditimin e mbetjeve organike, në Pukë (Nj.Adm Rrape). Nëpërmjet një grafiku të mbetjeve organike të përpunuara dhe të kompostuara nga 30 përfituesit gjatë gjithë proçesit të kompostimit po realizojme vizita mujore të monitorimit në terren, nën monitorimin e Ekspertit të Agronomisë dhe Kompostimit, A.Pepa.
Secili komponent i mbetjeve të prodhuara (mbetje të riciklueshme, të kompostueshme, mbetje) po peshohet veç e veç.
Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”, finacohet nga @Bashkimi Europian nëpërmjet Programit – IPA II European Union Integration Facility 2017 – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian (IPA II European Union Integration Facility 2017 – Support to Civil Society Organisations for enhanced cooperation with state institutions in relation to the European Integration process) i cili menaxhohet nga CFCU Albania – Central Finance and Contracting Unit dhe zbatohet nga Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez
#Menaxhim#Mbejtje#Riciklim#Kompostim#Mobilizim#Komitet#Komunitet#Mbeshtetes#Qytetar#Aktiv#Profil#Lartë#Ndërveprim#Strategji#Avokim#Planifikim#Vendimmarrje#Ndertim#Ekip#Sfidë#Besim#Transparencë#Mjedis#Insitucione#Publike#Qendrore#Legjisilacioni#BE#Aquis#Transpozim #Vendore #Bashki #Fermer #NVM #Pukë #FushëArrëz #Zona #Rurale #QSNNN #CFCU #2022