➡️ Qëllimi kryesor i këtij projekti është të sigurojë hapësira të reja për qytetarinë aktive për të rinjtë, që të promovojnë Objekitvat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe politikat e mira mjedisore lokale.
➡️ Jemi në aktivitetin e parë; Ditët e informimit. Ky aktivitet synon t’u sigurojë nxënëseve metodologji dhe instrumente të përshtatshme dhe inovatore që synojnë promovimin e njohurive, aftësive dhe sjelljeve në lidhje me QZHQ-të. Ky kurs synon të rrisë njohuritë e nxënëseve për QZHQ-të dhe të nxisë edukimin e tyre me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë këtij aktiviteti po trajnohen nxënesit e Shkolles së Mesme të Bashkuar “8-Dhjetori” Qelez (Dita II) në lidhje me temat specifike të QZHQ-ve nr.12 dhe nr.15. Po diskutojmë për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit duke nxitur edukimin me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
🥰 Projekti “Angazhimi i të rinjve të Pukës dhe Fushe-Arrëzit në mbrojtjen e mjedisit”, është mundësuar nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën”, financuar nga @Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga @Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development.
Partners Albania for Change and Development
Norwegian Embassy in Prishtina
KCSF