Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ

Në vijim të zbatimit të projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Sot u zhvillua aktiviteti “Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ” në Shkollen e Mesme Fushë-Arrëz, Bashkia Fushë-Arrëz. Nxënësit ekselent të kësaj shkolle po zbatojne nderhyrje konkrete ne territorin e shkolles.
Nën kujdesin e Ekspertit të planifikimit e ndërhyrjeve, të rinjtë lider, përfaqësues të shkollës, kryejne veprime konkrete për arritjen e OZHQ-ve. Për këto ndërhyrje u pastrua gjithë territori i shkollës nga mbetjet plastike dhe të ngurta, u mbollën fidanë si : Tuje, Pishë e zezë, Bredhi i bardhë, Oleandër, Dëllinje e kuqe, Lajthi, Urth, Bush etj. Puna vazhdoi me lyerjen dhe rrethimin e zonës, krijimin e një fushe volejbolli me standarte dhe me një mjedis rekreativ dhe çlodhës për të gjithë.

Në zbatimi të OZHQ-së nr.15 është ndërhyrë konkretisht në një sipërfaqe prej 2000 m2 duke e kthyer zonën të gjelberuar, shumë rekreative, të shoqeruar dhe me disa kosha për hedhjen e mbeturinave.
Një falenderim shumë të madh për nxënësit Lider të shkollës: Leonard, Leandra, Dorisa, Pamela, Eglantina, Klementina, Lorenc, Emanuela, Arditi, Eugen, Klodian, Visar, Bledi, Petrit, Daniela, Laurent dhe Xhovanin promotoret e së ardhmës!….
Falenderim shumë të veçante për Drejtorin e Shkollës, z.Akelin Laska dhe stafin pedagogjik të shkollës për përkushtim e tyre në dobi të të gjithë komunitetit!.

Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, kemi një mjedis prej 2000 m2 të gjelbëruar dhe shume rekreativ dhe një ambjent sportiv argëtues për nxënësit dhe stafin e shkollës duke arritur një nga prej treguesve të synuar të OZHQ-ve.

#SDGs #Agenda2030 #SEEDLINGALBANIA #RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter #15SDGs #globalgoals #QSNNN2018

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Koordinim (ADA), në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.

 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these