“Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore” është projekti ynë i ri, që ka si qëllim të rrisë përqindjen e mbetjeve të mbledhura dhe të dorëzuara në landfill (të ricikluara ose të përpunuara) në përputhje me direktivën e BE-së për mbetjet.

🟢 Jemi në aktivitetin e parë, në takimin me qytetarë aktivë, të rinjtë dhe përfaqësues të komunitetit të Fushë-Arrëzit. Gjatë këtij takimi u identifikuan rolet për inkurajimin e veprimit, duke krijuar një Komitet të Komunitetit (mbështetës të profilit të lartë). Ky Komitet do të motivojë dhe ndihmojë ekipin e ri të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ai do të garantojë një monitorim më të fortë dhe do të veprojë si një vëzhgues mbi zbatimin e politikave mjedisore, proçeset e vendimmarrjes, transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike, qendrore dhe lokale.

🟢 Aktiviteti u përshëndet nga të pjesëmarrësit, të cilët mirëpritën zbatimin e një projekti të tillë, i cili do të sjellë një qasje ndryshe në menaxhimin e mbetjeve në Pukë. Të gjithë u përfshinë në diskutime dhe dhanë idetë e sugjerimet e tyre, si dhe shprehen dëshirën për të qënë pjesë e projektit dhe grupit Komitetit të Komunitetit.

🟢 Mjedisi do të mbetet gjithmonë fokusi ynë! Ne do të vazhdojmë betejën tonë, për të siguruar një mjedis sa më të gjelbërt dhe sa më të pastër, për një jetë të shëndetshme për të gjithë komunitetin tonë.

😍 Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”, finacohet nga @Bashkimin Europian nëpërmjet Programit – IPA II European Union Integration Facility 2017 – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian (IPA II European Union Integration Facility 2017 – Support to Civil Society Organisations for enhanced cooperation with state institutions in relation to the European Integration process) i cili menaxhohet nga @CFCU – Central Finance and Contracting Unit dhe zbatohet nga Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez

#Menaxhim#Mbejtje#Riciklim#Kompostim#Mobilizim#Komitet#Komunitet#Mbeshtetes#Qytetar#Aktiv#Profil#Lartë#Ndërveprim#Strategji#Avokim#Planifikim#Vendimmarrje#Ndertim#Ekip#Sfidë#Besim#Transparencë#Mjedis#Insitucione#Publike#Qendrore#Vendore#Bashki#Pukë#FushëArrëz #QSNNN #2021

About the Author

You may also like these