qsnnn

Kurs edukativ me nxënësit mbi OZHQ-të & mobilizimi i tyre në Qelez, Pukë

Vijon zbatimi i projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Përmbyllet aktiviteti “Kurs edukativ me nxënësit mbi OZHQ-të & mobilizimi i tyre” në Shkollen e Mesme të Bashkuar “8-Dhjetori” Qelez, Bashkia Pukë.
Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për ekzistencën e OZHQ-ve dhe edukimin e tyre me shprehje, vlera dhe sjellje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Qëllim kryesor është nxitja e të kuptuarit të drejtë të OZHQ-ve, kursi do të zhvillohet me nxënës të ndarë në klasa. Kursi do të fokusohet në trajtimin e objektivave të ndryshme dhe specifike gjithashtu po trajnohen nxënësit për të qënë Lidër të së ardhmes.

Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, do të rriten kapacitetet dhe do të ndërgjegjësohen nxënësit e përfshirë mbi OZHQ-të

#SDGs #Agenda2030 #SEEDLINGALBANIA #RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter #4SDGs #globalgoals #QSNNN2018 #Qelez#LideriISeArdhmes

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Koordinim (ADA), në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these