Jemi në terren për grumbullimin e bimeve medicinale, konkretisht Aguliçes (Primula), grate dhe vajzat po mësojnë mënyren e grumbullimit të kësaj bime me shumë vlera duke mbajtura parasysh grumbullimin në menyra që të mos demtohet ripertritja e saj.
📌 Kjo është mundësi reale për zhvillimin ekonomik të grave duke ngritur e një ndërmarrje sociale që synon punësimin e grave në grumbullimin/përpunimin e bimeve medicinale 🍀 dhe frutave të pyllit duke ndikuar direkt në përmirësimin e jetës sociale-ekonomike të familjeve në Fushë-Arrëz.
Disa të dhëna për vlerat e Aguliçes (Primula)!…
Aguliçja përdoret e freskët, por edhe e tharë. Sipas te dhenave lulet dhe gjethet janë të pasura me betakaroten dhe vitaminë C, që janë antioksidantë të fortë të cilët e ndihmojnë organizmin në mënyra të ndryshme, duke forcuar sistemin imunitar. Ato ulin nivelet e kolesterolit, e si rrjedhojë përmirësojnë shëndetin e zemrës. Lulet dhe gjethet e aguliçes janë të pasura me kalium, kalcium, natrium, ndërkohë që saponoidët janë të dobishme në trajtimin e kollës.
Vlerat shëndetësore dhe përdorimet terapeutike të Aguliçes.
Jane kryer studime për rolin e rrënjëve të aguliçes kundër azmës dhe alergjive, dridhjeve, epilepsive dhe sëmundjes së Parkinsonit. Në ditët e sotme, lulja e aguliçes përdoret nga ekspertët për të bërë locione për pastrimin e lëkurës dhe tonik kundër akneve apo njollave të lëkurës.
Vlerat e aguliçes janë të përkryera për hapjen e poreve dhe pastrimit të lëkurës. Shumë receta popullore e kanë përdorur aguliçen për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet reumatizmale, por edhe kundër infeksioneve të traktit urinar dhe problemeve me veshkat.
Ju mund të përdorni lulet e thara të aguliçes dhe të bëni çaj me to. Çajin e ngrohtë mund ta konsumoni kundër kollës. Rrënjët mund të zihen dhe lëngu të konsumohet i ftohtë. Ky lëng i bën mirë zemrës dhe sistemit qarkullues të gjakut. Me lulet e aguliçes mund të përgatisni edhe një shurup, të cilit mund t’i shtoni mjaltë dhe ta përdorni në rastet e problemeve me frymëmarrjen si azma apo kolla. Mjaftojnë 50 mg aguliçe, 25 mg lule Livando dhe 10 mg Lulebasani. Një lugë çaji me këto lule e përzier në çerek litri me ujë duhet zier për tre minuta. Duhet konsumuar sa është akoma e nxehtë.
#mbështeturngaPartnersAlbania
#mbështeturngaBE
#supportedbyPartnersAlbania #supportedbyEU
Partners Albania for Change and Development
Iniciativa sipërmarrëse “Horizonte të reja për gra të disavantazhuara dhe të papuna në Fushë Arrëz” realizohet në kuadër të programit EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrdhënie dhe Ekonomi Krijuese zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.