OFERTE PUNE!

Terma Reference Kërkesë për oferte për:

“Ekspert Komunikimi & Angazhimi Komunitar”

Program:Shoqata “qsnnnn” fushË-arrËz
Lloji i Kontrates :OFRUES SHËRBIMI – ekspert komunikimi & angazhimi komunitar – projekti “Përfshirja dhe fuqizimi i komuniteteve lokale te Fushe-Arrezit të pozicionuara në basenin e lumit Mat”
Date:31/08/2020

Hyrje

Informacion i përgjthshem për QSNNN

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – (QSNNN) është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe e pavarur. Objekti i veprimtarisë së kësaj qendre janë: Mbështetja, përkrahja dhe përkujdesja për fëmijët, rininë, gratë dhe moshën e tretë si dhe ndërmarrja e nismave sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit, pyjeve dhe florës & faunës; studimi i tendencave të zhvillimit, problemet që hasin banorët në procesin e zhvillimit, mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë, studime ekonomike, sociale, hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që u adresohen njerëzve në nevojë, kontribut në strategjitë rajonale dhe kombëtare, kontribut në hartimin e politikave zhvillimore, kryesisht të zonës së Fushë-Arrëz-it, Pukës, etj. Kryerje e kurseve të kompjuterit, mësimi i gjuheve të huaja, aktivitete sportive, edukim kulturor për mosha të ndryshme, mekanikes, elektrikes, hidraulikes, kuzhine, rrobaqepsi, punime ne dru etj.  Bashkëpunimi në fusha të ndryshme me organizata dhe shoqata homologe të vendit dhe të huaja. Organizimi i seminareve, takime dhe konferencave të ndryshme për zhvillimin e aktivitetit të shoqates. 

Qëllimi i Shërbimit

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – (QSNNN) ka filluar zbatimin e Projektit “Përfshirja dhe fuqizimi i komuniteteve lokale te Fushe-Arrezit të pozicionuara në basenin e lumit Mat” i cili ka për qëllim kryesor të përmirësojë pjesëmarrjen e banorëve të zonës së Basenit të Lumit Mati në Fushe-Arrez dhe ndërgjegjësimin e tyre, në lidhje me mjedisin ujor të lumit Fan i Madh, pjesë e pellgut të lumit Mati i cili zbatohen të territorin administrative të Bashkisë Fushë-Arrëz. Gjate zbatimit të projektit është e nevojshme ekspertiza e një Eksperti Komunikimi & Angazhimi Komunitar preferohet të jetë me profesion nga fushat mjedisore për të dhënë ekspertizen e duhur në përputhje me objektitvat e projektit.

Kërkohet 1 (një) Ekspert Komunikimi & Angazhimi Komunitar i cili do të jetë për 22 (njëzet e dy) ditë (sipas kalendarit te aktiviteteve) për një përiudhe kohore 5 muajore.

Rolet dhe përgjegjësitë që duhet të përmbushin kanditatet:

  • Të jetë përgjegjës për mobilizimin e anëtarëve të komunitetit që do të përfshihen në veprim.
  • Të jetë gjithashtu përgjegjës për të mbështetur zbatimin e strategjisë së komunikimit të projektit dhe aktivitetet e vizibilitetit.
  • Të bëjë publike rezultatet e projektit dhe të jetë kreativ në përdorimin e metodave të komunikimit.
  • Të formulojë mesazhe që arrijnë një numër të lartë përfituesish.
  • Të bëjë publike mbështetësit e projektit në komunikimet e ndryshme në median sociale;
  • Të marrë pjesë në çdo aktivitet të projektit me qëllim publikimin e informacioneve dhe/ose mesazheve nga aktivitetet
  • Te mbuloje te gjithe aktivitetet me material filmike si foto dhe video te cialt do të përpunohen dhe do të përdoren për publikim në rrjetet sociale dhe website – in e shoqates.
  • Të jetë bashkëpunues dhe  të punojë në grup.
  • Të jetë i aftë të marrë vendime dhe të menaxhojë situata të paparashikuara;
  • Të këtë aftësi të ndërtojë marrëdhënie efektive të punës me stafin e projektit dhe partnerët;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.

Eksperienca e kerkuar per kandidati

  • Të jenë të aftë të menaxhojmë situata të ndryshme gjate takimeve.
  • Kanë prioritet kandidatët të cilët qe kanë eksperiencë të mëparshme si; ekspert komunikimi, angazhimi komunitare, lehtesues etj.
  • Aftësi te mira raportimi në lidhje me punen.

Proçeduara e Aplikimit  Aplikantet e Interesuar duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtëme:

  • Curriculum Vitae.
  • Leter Interesi.
  • Shembuj të ekpseriencave të mëparshme.
  • Oferta financiare sipas tabeles më poshtë :
  NR  Aktiviteti  VendiPeriudha e SherbimitNjësiaÇmimi për njësi taksat e perfshira (Euro)Kosto administrative nese kaTotal
1Eksperti Komunikimit & Angazhimi Komunitar, preferohet te jete me profesion nga fushat mjedisore per te dhene ekspertizen e duhur ne perputhje me objektitvat e projektit.Fushë-Arrëz5 muaj Day / Dite   

Proçesi i përzgjedhjes:

Aplikimet e dorezuara do të vlerësohen:

  • Aftesia Teknike  (70%)
  • Oferta Financiare  (30%)

Për pyetje dhe përgjigje ju lutem kontaktoni në adresen më poshtë:

shoqata_qsnnn@hotmail.com.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimit është brenda datës 07 Shtator 2020.

Aplikimi mund  të dërgohet në zarf të mbyllur ose me email në adresat si më poshtë:

  • Me zarf të mbyllur :

Tender: Ekspert Komunikimi & Angazhimi Komunitar.

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – (QSNNN)

Rruga: “Demokaracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushe-Arrez, Shqiperi.

Fushe-Arrez, Shqiperi

  • Email:

shoqata_qsnnn@hotmail.com

Shenim :  Nese aplikimi do të dërgohet :

  1. Me email – Oferta Financiare duhet të jetë në PDF.
  2. Me zarf – Oferta Financiare duhet të jetë në zarf me vete.

______________________________________________________________________________

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these