Përmbyllet aktiviteti “Ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të mësueseve mbi OZHQ”

Vijon zbatimi i projektit “Mobilizimi i të rinjeve shqipetar në mbeshtetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Përmbyllet aktiviteti “Ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve të mësueseve mbi OZHQ” në Shkollen e Mesme të Bashkuar “8 Dhjetori” Qelëz, Bashkia Pukë. Ky trajnim do të ndikojë tek mësuesit që të rrisin dhe forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërmarrë veprime dhe për të nxitur më tej promovimin e edukimit për zhvillim të qëndrueshëm me nxënësit, aktiviteti do t’u sigurojë atyre mënyra dhe metodologji inovative për të organizuar aktivitete me nxënësit dhe për të përgatitur projekte ektra-kurrikulare që synojnë arritjen e objektivave.
 
Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, janë fuqizuar kapacitetet e mësuesve të shkollës për të nxitur diskutime me nxënësit dhe për të mbështetur realizimin e veprimtarive të ndryshme për të arritur disa prej treguesve të synuar të OZHQ-ve.
 
Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA),në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.
  

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these