Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale duke nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës për gratë në disavantazh dhe të papuna për një kohë të gjatë në Fushë-Arrëz.
Jemi në Bize, Ishëm – Durres pranë biznesit “NATYRA ALBA”, ku pjesëmarrëset në këtë takim u njohën me punën 11-vjeçare për grumbullimin, përpunimin dhe eksportimin e bimëve medicinale, kultivimin e tyre dhe përfitimin e produkteve cilësore për tregun. Gjithashtu pjesëmarrëset u njohën me gjithë proçeset e punës në këtë biznes dhe mënyrën e përdorimit të makinerive dhe pajisjeve të tjera për paketimin produkteve. Ky shkëmbim eksperience do t’i shpërbejë grupit të grave dhe vajzave që do angazhohen në sipërmarrjen sociale në QSNNN, për të rritur aftësitë dhe kapacitetet në fushën e bimëve medicinale dhe frutave të pyllit.
QSNNN dhe “NATYRA ALBA” po shikojnë mundësinë serioze e bashkëpunimit në këtë fushë.
Projekti “Mundësi të reja për gratë e pafavorizuara dhe të papuna afatgjatë në Fushë-Arrëz”, finacohet nga Projekti RISE-ALB: Fuqizimi i Ndërmarrjes Sociale në Shqipëri” dhe “Mbështetja dhe përmirësimi i iniciativave të shoqërisë civile për të nxitur ligjshmërinë dhe ri-përdorimin social dhe sipërmarrës të pasurive të konfiskuara”, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili menaxhohet nga @ENGIM dhe zbatohet nga @Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez.
Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo
#Sipermarrje#Shkembim#Eksperience#Sociale#Pune#Menaxhim#Mobilizim#Gra#Vajza#Ndërgjegjesim#Aktivitet#Ekonomik#Bime#Medicinale#Fruta#Pylli#Plane#Ide#Inovative#Nisma#Mjedis#Grup#Margjinalizuara#FushëArrëz#Pukë#Fuqizim#Vizion#RISEALB#Agjencia#Italiana #Bashkepunim #Zhvillim #OSBE #Zona #Rurale #QSNNN #ENGIM #2022