Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale duke nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës për gratë në disavantazh dhe të papuna për një kohë të gjatë në Fushë-Arrëz.
Jemi në aktivitetin e tretë; Trajnim në punë: Grumbullimi, përpunimi, ruajtja dhe paketimit i bimeve medicinale dhe frutave të pyllit. Nën drejtimin e Trajnierit në punë, grupi i grave po trajnohen për njohjen dhe metodat e grumbullimit të qëndrueshëm, metodat e përpunimit, ruajtjes dhe paketimit për treg. Jemi ne diten e pare dhe po trajtohet tema; Vlerësimi i mundësive lokale për zhvillim dhe orjentimi i tregut të punës.
Projekti “Mundësi të reja për gratë e pafavorizuara dhe të papuna afatgjatë në Fushë-Arrëz”, finacohet nga Projekti RISE-ALB: Fuqizimi i Ndërmarrjes Sociale në Shqipëri” dhe “Mbështetja dhe përmirësimi i iniciativave të shoqërisë civile për të nxitur ligjshmërinë dhe ri-përdorimin social dhe sipërmarrës të pasurive të konfiskuara”, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili menaxhohet nga @ENGIM dhe zbatohet nga @Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez.
Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo.
ENGIM Albania.
#Sipermarrje#Sociale#Pune#Menaxhim#MTrajnim#Në#Punë#Mobilizim#Gra#Vajza#Ndërgjegjesim#Aktivitet#Ekonomik#Bime#Medicinale#Fruta#Pylli#Plane#Ide#Inovative#Nisma#Mjedis#Grup#Margjinalizuara#FushëArrëz#Pukë#Fuqizim#Vizion#RISEALB#Agjencia #Italiana #Bashkepunim #Zhvillim #OSBE #Zona #Rurale #QSNNN #ENGIM #2022