Projekti “Mundësi të reja për gratë e pafavorizuara dhe të papuna afatgjatë në Fushë-Arrëz”.

➡️ Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale duke nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës për gratë në disavantazh dhe të papuna për një kohë të gjatë në Fushë-Arrëz.

🟣 Jemi në Rrape dhe po realizojmë takime për organizimin e një grupi prej 80 gra e vajza, për t’i ndërgjegjësuar ato për mundësitë e reja të krijuara me zbatimin e projektit të propozuar, për përfitimet e projektit dhe informacionin ekonomik për të ardhurat që mund të kenë nga ky aktivitet.

➡️ Aktiviteti synon të angazhojë të gjithë komunitetin në krijimin dhe zhvillimin e nismës së sipërmarrjes sociale si përgjigje ndaj problemeve kryesore socio-ekonomike të komunitetit – papunësia, pabarazitë dhe margjinalizimi.

➡️ Kjo nismë do të inkurajojnë një shkëmbim intensiv të ideve, planeve të përbashkëta dhe sinergjive ndërmjet palëve të interesuara dhe përfituesve, duke rezultuar në përfundim të identifikimit të një vizioni dhe misioni të përbashkët të ndërmarrjes sociale.

🥰 Projekti “Mundësi të reja për gratë e pafavorizuara dhe të papuna afatgjatë në Fushë-Arrëz”, finacohet nga Projekti RISE-ALB: Fuqizimi i Ndërmarrjes Sociale në Shqipëri” dhe “Mbështetja dhe përmirësimi i iniciativave të shoqërisë civile për të nxitur ligjshmërinë dhe ri-përdorimin social dhe sipërmarrës të pasurive të konfiskuara”, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe OSBE – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i cili menaxhohet nga @ENGIM dhe zbatohet nga @Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez.

Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo

ENGIM Albania

#Sipermarrje#Sociale#Pune#Menaxhim#Mobilizim#Gra#Vajza#Ndërgjegjesim#Aktivitet#Ekonomik#Bime#Medicinale#Fruta#Pylli#Plane#Ide#Inovative#Nisma#Mjedis#Grup#Margjinalizuara#FushëArrëz#Pukë#Fuqizim#Vizion#RISEALB#Agjencia#Italiana#Bashkepunim#Zhvillim #OSBE #Zona #Rurale #QSNNN #ENGIM #2022

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these