Workshop mbi zhvillimin e aftësive të lidershipit

Tre Shkolla; Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat, Shkolla e Mesme e Bashkuar “8-Dhjetori” Qelëz, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Fushë-Arrëz, në tre bashki të ndryshme; Bashki Vau Dejës, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz të gjithë sëbashku për një QЁLLIM: Të sigurojmë hapësira të reja për qytetari aktive dhe angazhim qytetar për të shqyrtuar çështjet e Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm .
Po diskutojmë për OZHQ-në 15 – JETA NЁ STERE (Mbrojtja, rehabilitimi dhe promovimi i përdorimit të qëndrueshem të ekosistemeve, menaxhimi i qëndrueshem i pyjeve, lufta kundër shkretëtirezimit, ndalimi e kthimi mbrapa i proçesit të degradimit të tokës, dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.

Si të sigurohet ruajtja, restaurimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i ekosistemeve tokësore dhe i ekosistemeve të ujërave të ëmbla dhe shërbimet e tyre, veçanërisht pyjet, ligatinat, malet dhe tokat e thata?.
Në tre shkolla projekti ka lënë gjurmë duke arritur OZHQ-në 15 nëpërmjet mbjelljes së shumë pemeve pyjore shumellojshe, krijimin e një mjedisi rekreativ dhe çlodhes, pastrimin e gjithë territoreve nga mbetjet plastike e të ngurta, kthimin e terreneve sportive në funksionalitet të plote për nxënesit, mësuesit dhe komunitetin.
Sot në Rezervatin Natyrore i Menaxhuar/Park Natyrore në kuader të projektit “Mobilizimi i të rinjeve shqipetar në mbeshtetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshem”, mbështetur nga programi rajonal SEEDLING u zhvillua aktiviteti “Workshop mbi zhvillimin e aftësive të lidershipit”. Organizimi këtij workshop-i 1-ditor me liderët rinorë të identifikuar dhe mobilizuar të 3 shkollave të përfshira me nxënësit, mësuesit, dhe stafin e shoqatës.

Në këtë aktivitet të rinjtë pjesëmarrës po njihen më instrumente dhe metodologji që sigurojnë pjesëmarrjen dhe qytetarinë aktive të tyre në politikat lokale, të tilla si: instrumente për planifikimin gjithëpërfshirës, ose instrumente për t’ju mundësuar atyre pjesëmarrje aktive në projektimin e hapësirave publike. Si rezultat i këtij aktiviteti aftësitë mbi lidershipin e nxënësve të përfshirë do të fuqizohen. Në përfundim të workshop-it, të rinjtë e përfshirë bashkëndajnë më nxënësit e tjerë nëpër klasat e tyre informacionin e marrë dhe do të mund të rrisin ndërgjegjësimin mbi OZHQ-të, përmes aktiviteteve edukuese joformale, të tilla si: shpjegimi i organizimit të aktiviteteve të ndërgjegjësimit mbi OZhQ–të; planifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit lokal të OZhQ-ve; bashkëndarje e instrumenteve dhe metodave të projektit që ata kanë fituar.

Një falenderim të vaçantë për gjithë stafin e mësuesëve dhe nxënesit e tre shkollave për gjithe punen e mirë që bëjnë çdo ditë për arritjen e OZHQ-ve.
#SDGs #Agenda2030 #SEEDLINGALBANIA #RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter #T4SDGs #globalgoals #QSNNN2018#KuneVain #LEZHE #15SDG
Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA),në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these