Vijon zbatimi i projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Me date 30.03.2018 u zhvillua aktiviteti “Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ” në Shkollen e Mesme të Bashkuar “8 Dhjetori” Qelez, Bashkia Pukë. 18 nxënësit ekselent të kësaj shkolle pjesë në këtë trajnim.
Nën kujdesin e Ekspertit të planifikimit e ndërhyrjeve, të rinjtë lider, përfaqësues të shkollës, po diskutojnë dhe përgatisin veprime konkrete për arritjen e OZHQ-ve. Për këto ndërhyrje do të hartohet një plane konkret, për t’ua prezantuar autoriteteve të komuniteteve përkatëse.
Promovimi i një mjedisi të pastër dhe punëve të gjelbra ishte diskutimi kryesor i këtij takimi. Në zbatimi të OZHQ-së nr.15 plaifikojmë ndëryrje konkrete në një sipërfaqe prej 1700 m2 për ta kthyer në një zonë të gjelberuar shumë rekreative të shoqeruar me kosha për hedhjen e mbeturinave. Në përfundim të aktivitetit nxënësit po hartojnë planin e ndërhyrjejes konkrekte, për ta zbatuar më pas nga vetë ato në territor, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjes së objektivave.
Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, do të fuqizohen kapacitetet e nxënsëve për të nxitur diskutime me nxënësit e tjerë dhe për të mbështetur realizimin e veprimtarive konkrete në territor e shkollës për të arritur disa prej treguesve të synuar të OZHQ-ve.
#SDGs#Agenda2030#SEEDLINGALBANIA#RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter#T4SDGs#globalgoals#QSNNN2018
Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Koordinim (ADA), në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.