Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”.

➡️ Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë përqindjen e mbetjeve të mbledhura dhe të dorëzuara në landfill (të ricikluara ose të përpunuara) në përputhje me direktivën e BE-së për mbetjet.

🟢 Jemi duke zhvilluar një program 4 – ditor për ndërtimin e kapaciteteve për OShC-të dhe të rinjtë dhe komunitetin mbi politikat e BE-së, gjatë të cilit synojmë të përmirësojmë kuptimin e politikave të BE-së në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe boshllëqeve midis rregulloreve të BE-së dhe legjislacionit shqiptar, të ndërgjegjësohemi se si detyrimet që rrjedhin nga transpozimi i acquis në fushën e menaxhimit të mbeturinave do të ndikojë në jetën dhe komunitetin e tonë. Në këtë aktivitet, diskutuam mbi politikat, programet dhe veprimet e BE-së në fushën e menaxhimit të mbetjeve në Pukë.

🧐 Së bashku me Ekspertin e Politikave të BE-së për Mjedisin dhe Menaxhimin e Mbetjeve z.Ndue Çunin, po hartojmë një listë të detajuar të ndërhyrjeve për menaxhimin e mbetjeve për t’ju drejtuar autoriteteve shtetërore gjatë aktivitetit të ardhshëm.

🥰 Projekti “Pjesëmarrja qytetare trajton problemet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve, duke avokuar për transpozimin e Acquis në politikat vendore”, finacohet nga @Bashkimi Europian nëpërmjet Programit – IPA II European Union Integration Facility 2017 – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile për bashkëpunim të zgjeruar me institucionet shtetërore në lidhje me proçesin e Integrimit Evropian (IPA II European Union Integration Facility 2017 – Support to Civil Society Organisations for enhanced cooperation with state institutions in relation to the European Integration process) i cili menaxhohet nga @CFCU – Central Finance and Contracting Unit dhe zbatohet nga Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez

#Menaxhim#Mbejtje#Riciklim#Kompostim#Mobilizim#Komitet#Komunitet#Mbeshtetes#Qytetar#Aktiv#Profil#Lartë#Ndërveprim#Strategji#Avokim#Planifikim#Vendimmarrje#Ndertim#Ekip#Sfidë#Besim#Transparencë#Mjedis#Insitucione#Publike#Qendrore#legjisilacioni#BE#Aquis#Transpozim #Vendore #Bashki #Pukë #FushëArrëz #Zona #Rurale #QSNNN #2021

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these