THIRRJE PËR EKSPERT MJEDISOR PËR HARTIMIN E STUDIMIT “ANALIZA E RREZIQEVE NGA NDOTJET DHE PLANI I MENAXHIMIT NGA PËRMBYTJET TË LUMIT FAN I MADH”

TERMA REFERENCE

THIRRJE PËR EKSPERT MJEDISOR PËR HARTIMIN E STUDIMIT “ANALIZA E RREZIQEVE NGA NDOTJET DHE PLANI I MENAXHIMIT NGA PËRMBYTJET TË LUMIT FAN I MADH”

në kuadër të projektit:

FAN i MADH nën mbrojtjen e komunitetit

PËRMBAJTJA

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

  1. Autoriteti i kontraktuar
  2. Rreth organizatës
  3. Rreth projektit
  1. OBJEKTIVAT, QËLLIMI DHE REZULTATET SPECIFIKE
    1. Objektivat dhe rezultatet e përgjithshme
    2. Zona gjeografike
    3. Puna specifike
  1. MENAXHIMI I PROJEKTIT
    1. Organi përgjegjës
    2. Struktura e menaxhimit
  1. LOGJISTIKA DHE KOHA
    1. Vendndodhja
    2. Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave
  1. KERKESAT
    1. Kriteret specifike për Ekspertin
  2. INFORMACION I PËRGJITHSHËM
  1. Autoriteti i Kontraktuar

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN), Adresa; Rr. “Demokracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushë-Arrëz, Shqipëri.

  1. Rreth organizatës

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz QSNNN është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe e pavarur. E themeluar me 20 Maj 2014 me mision; Fuqizmi i komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe zonave të veriut nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, sipermarrjes dhe sensibilizimit, shërbimeve komunitare, mbrojtjes së mjedisit dhe avokimit etj. Objekti i veprimtarisë së QSNNN janë: Mbështetja, përkrahja dhe përkujdesja për fëmijët, rininë, gratë dhe moshën e tretë si dhe ndërmarrja e nismave sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit, pyjeve dhe florës & faunës, sipërmarrja dhe inovacioni; studimi i tendencave të zhvillimit, problemet që hasin banorët në procesin e zhvillimit, mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë, studime ekonomike, sociale, hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që u adresohen njerëzve në nevojë, kontribut në strategjitë rajonale dhe kombëtare, kontribut në hartimin e politikave zhvillimore, kryesisht të zonës së Fushë-Arrëz-it, Pukës, etj.

1.3. Rreth Projektit

Projekti “FAN i MADH nën mbrojtjen e Komunitetit” propozohet nga shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” në Fushë Arrëz dhe 2 organizata nga Puka, Agropuka dhe Lëvizja Rinore Pukë. Projekti synon krijimin e Rrjetit Veri-Perëndimor për të rritur ndërgjegjësimin, pjesëmarrjen, aktivizimin e komuniteteve të Fushë-Arrëz dhe Pukë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit dhe advokimin për mbrojtjen nga ndotje, përmbytjet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të basenit ujor të Lumit Fan. Projekti do të fokusohet në të dyja Bashkitë, por veçanërisht në zonat pranë lumit Fan i Madh si pjesë e Basenit Lumor të Matit. Grupi i targetuar është i zgjeruar pasi përfshin edhe nivelet politikëbërëse dhe zbatuese, por edhe shtresa të ndryshme të komunitetit. Rezultatet e pritshme do të sigurojnë rritjen e kapaciteteve të autoriteteve lokale për njohjen dhe zbatimin e planit të menaxhimit të Basenit lumor, por edhe informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të kuptuar përgjegjësitë ndaj mbrojtjes së lumit, dhe të advokojë pranë autoriteteve zbatimin e tij. Në këtë kuadër projekti synon të japë kontribut edhe në konsultimet e akteve nënligjore të Ligjit për Resurset Ujore. Parashikohet informin dhe ndërgjegjësim për të rinjtë e shkollave dhe ngritje kapacitetesh dhe njohja me praktikat e mira të mbrojtjes së mjedisit me grupin e grave dhe përfaqësues nga sektorët qe janë kontribues të ndotjes së ujërave. Debat më i gjërë midis të gjitha grupeve dhe një debat televiziv do të advokojë të drejtën e komunitetit për mbrojtjen e lumit dhe një letër pozicionimi do të dergohet pranë organeve komptetente. Disa ekspertë mjedisi do të jenë pjesë e ekipit të projektit. Veprimtaritë promovuese, materiale dhe vizibiliteti i projektit do të sigurohet.

  1. OBJEKTIVAT, QËLLIMI DHE REZULTATET
  1. Objektivat dhe rezultatet e përgjithshme te Projektit
    • Objektivikryesoriprojektitështë; Organizatat e Rrjetëzuara në Zonën Veri Perëndimore rrisin ndërgjegjësimin, pjesëmarrjen, aktivizimin e komuniteteve të Fushë-Arrëz dhe Pukë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit dhe advokimin për mbrojtjen nga ndotje, përmbytjet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të basenit ujor të Lumit Fan i Madh.

Objektivi specifik i projektit janë:

  1. OS1: Shpërndarje të informacionit për Planin të Menaxhimit të Basenit lumor të Matit dhe nxitje për institucionet publike të marrin masa për fillimin e zbatimit të planit të menaxhimit në zonën e Fanit të Madh
  2. OS2 : Konsultimi i legjislacionit të Ligit të Resurseve Ujore për të kontribuar për informimin dhe përmirësimin;
  3. OS3: Analiza e ndotësve dhe hartim i planit të menaxhimit të risqeve për mbrojtjen e lumit nga përmbytja e Lumit Fan i Madh;
  4. OS4: Informim, ndërgjegjësim, trajnim, mobilizim dhe aktivizim i komunitetit, grave dhe të rinjve për shkaqet e ndotësve të ujit nga industria, bujqësia, ndërtimi, etj;
  5. OS5: Advokimi i të drejtave të komunitetit të zonave të Fushë-Arrëzit dhe Pukës për natyrë dhe ujëra të pastra pranë institucione publike lokale, rajonale dhe kombëtare;
  6. OS6: Rehabilitimi i mjedisit në zonat e ndotura përgjatë lumin Fan nëpërmjet aktivizimit dhe vullnetarizimit të të rinjve dhe komunitetit;
  7. OS7: Informimi i banorëve dhe praktikat më të mira të mbrojtjes së mjedisit
  8. DETYRAT SPECIFIKE TË EKSPERTIT
  9. Eksperti do të jetë përgjegjës për:
    • Përgatitjen e një analizë teknike e shkaqeve që sjellin përmbytje, si rëshqitjet e tokës.
    • Kryhen e matjeteve dhe analizat teknike dhe biologjike të lumit Fan i Madh në pike strategjike ne Fushë-Arrëz ose Pukë.
    • Dokumentimin nëpërmjet një leter propozimi ose video sensibilizuese të gjetjeve nga analizat dhe krahasimin me ato të parashikuara ne Planin e Menaxhimit te Bazenit Ujor të Matit.
    • Hartimin e një analizë masat për mbrojtjen e lumit Fan i Madh.
    • Nxitja e debateve / diskutimeve tek pjesëmarrësit nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të seancave të diskutimeve, role-play, punë në grupe, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit;
    • Në bashkëpunim me stafin e projektit hartimin e draftit përfundimtar te Studimit “Analiza e rreziqeve nga ndotjet dhe plani i manaxhimin nga përmbytjet të Fanit të Madh” i cili do të dorëzohet në Institucionet e Bashkisë Fushë-Arrëz, Pukë, AMBU-së dhe AKM-së si palë të interesuara në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe detyrimin të tyre ligjor për të marrë masat për zvogëlimin e rreziqeve dhe mbrojtur popullësinë nga fatkeqësitë natyrore.
    • Të realizojë takime në përputhje me agjendën e aktivitetit, objektivat dhe rezultatet e dakorduara me stafin e projektit si dhe në përputhje me standardet dhe etikën profesionale.
  1. Afatet

Në afatet e vendosura nga stafi i projektit, por gjithmonë jo më vonë se 10 ditë nga realizimi i studimit do të dorëzojë pranë stafit të projektit dokumentet e mëposhtme:

  1. Kryrjen e matjeteve dhe analizat teknike dhe biologjike të lumit Fan i Madh në pike strategjike në Fushë-Arrëz ose Pukë.
  2. Studimit “Analiza e rreziqeve nga ndotjet dhe plani i manaxhimin nga përmbytjet të Fanit të Madh”.
  1. Angazhimi konkret sipas afateve kohore
PërshkrimiiaktivitetitVendiData/afatet
Kryrjen e matjeteve dhe analizat teknike dhe biologjike të lumit Fan i Madh në disa pika strategjike ne Fushë-Arrëz dhe Pukë.Terren / Fushë-Arrëz dhe Pukë09 Dhjetor 2022 – 10 Maj 2023
Studimi “Analiza e rreziqeve nga ndotjet dhe plani i manaxhimin nga përmbytjet të Fanit të Madh”Zyra / Fushë-Arrëz09 Dhjetor 2022 – 10 Maj 2023
Koha është 6 muaj
  1. MENAXHIMI I PROJEKTIT
  1. Organi përgjegjës

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN), Adresa: Rr. “Demokracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushë-Arrëz, Shqipëri.

  1. Struktura përgjegjëse

Projekti zbatohet nga Shoqata Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN). Kjo shoqatë është përgjegjëse për prokurimin dhe implementimin e çdo aktiviteti.

  1. Lehtësirat nga Autoriteti Kontraktues

Autoriteti kontraktor do i japë kontraktuesit menjëherë çdo informacion dhe/ose dokumentacion të dobishëm që mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e kontratës.

  1. LOGJISTIKA DHE KOHA
  1. Vendndodhja

Fushë-Arrëz, zyra e QSNNN; Fushë-Arrëz.

  1. Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave

Eksperti fillon angazhimin në kuadër të projektit me 10 Dhjetor 2022 dhe kontrata përfundon 10 Maj 2023.

  1. KËRKESAT
  1. Kriteret specifikë për ekspertin

Përsonat e interesuar për pozicionin e ekspertit duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  • Të ketë diplomë ne shkencat e mjedisore, agrare ose ambientaliste;
  • Të ketë eksperience të mëparshme në fushën e studimeve me teme ato mjedisore.
  • Të ketë bashkëpunime të mëparshme me shoqerinë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe/ ose tema të lidhura me të;
  • Të ketë komunikim shumë të mirë, të dëgjojë dhe respektojë mendimin e secilit prej personave të përfshirë në studim dhe në projekt;

Kandidati duhet te paraqesë nëpërmjet emailit ose në zyrat e QSNNN (ne adresat e mëposhtme):

  • CV personale.
  • Leter motivimi.
  • Oferten Financiare.

Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN),Adresa: Rr. “Demokracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushë-Arrëz, Shqipëri.

Posta elektronike: shoqata_qsnnn@hotmail.com

Afati përfundimtar për aplikim është data 05 Dhjetor 2022, ora 17:00.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these