Aktivitetet me teme: MJEDIS I MIRE, E NESERME ME E MIRE

Nga aktiviteti i organizuar në ambjentet e shoqatës me ekspoziten e fotove të ardhura nga të rinjet e Fushë-Arrëzit dhe Pukës me tematike mjedisin dhe pyjet. Nga 63 foto të ardhura në emalin dhe faqet sociale të shoqatës 21 prej tyre u ekspozuan në ambejtet tona. Një juri e përbërë nga Bashkia Fushë-Arrëz, Shoqeria Civile dhe Organizatoret zgjedhen 3 fotot me të mira (vendi I, II dhe III), aktiviteti vazhdoj me pyllezimin me pishë të një sipërfaqe të degraduar dhe të djegur në Kodrat e Oroshit ku të rinje sfiduan moti dhe mbjellen fidana pishe. Rëndesia e një mjedisi të paster në jeten e komunitetit është jetike të gjithë sëbashku mundemi. Ne kemi tashme moton tone “MJEDIS I MIRE, E NESERME ME E MIRE”. Një falenderim të veçantë për Bashkinë Fushë-Arrëz, Gjimnazin e Përgjithshëm Fushë-Arrëz, Qendren Shendetesore dhe Shoqerin Civile të Fushë-Arrëzit dhe Pukës.
Asnjehere nuk harrojme vullnetaret tanë që vijnë nga Tirana, Durresi, Lezha dhe Shkodra ju jemi mirënjohes që për asnjë moment nuk harroni vendlindjen tuaj dhe dashamirësinë për Mjedisin. Ky është i aktiviteti i fundit në kuader të zbatimit të projektit ” Angazhimi i të rinjve për mbrojtjen e mjedisit dhe veprimet e mira”, i mbeshtetur nga Ambasada Amerikane në Tirane. Ne jemi mirënjohes U.S. Embassy-Tirana për çdo të mirë që bëni për vendin tonë Shqiperinë në çdo aspekt. Ju falenderojmë për gjithë mbeshtetjen tuaj të pakufizuar për promovimin e mjedisit dhe veprimeve të mira. 

 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these