Fillon trajnimi me teme: “Mobilizimi i Komunitetit”
Në kudër të Projektit “Gratë udhëheqin rrugën drejt ndryshimit social, ekonomik dhe politik” u zhvillia sot trajnimi i pare me Teme “Mobilizimi i Komunitetit“. Çfarë është “Mobilizimi i komunitetit? “
Mobilizimi i komunitetit është proçesi i ndërtimit të kapaciteteve përmes të cilit individët, grupet ose organizatat e komunitetit planifikojnë, zhvillojnë dhe vlerësojnë aktivitetet në baza pjesëmarrëse dhe të qëndrueshme për të përmirësuar shëndetin dhe nevojat e tjera, ose me iniciativën e tyre ose të stimuluar nga të tjerët.
Në një këndvështrim praktik, për ta mundësuar mobilizimin social në thelb, elementët kryesorë të nevojshëm janë zhvillimi i:
a) aftësisë së qytetarëve për të pasur zë në vendimarrje;
b) aftësisë së institucioneve për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve. c) aftësisë së qytetarëve për të kërkuar përgjegjshmëri.
Për këtë arsye është e qartë që për të arritur angazhimin qytetar është i nevojshëm një proçes fuqizimi.
Mobilizimi social nuk ndodh brenda ditës, por është një proçes që kërkon kohë dhe hapa të njëpasnjëshëm nga organizata/mobilizuesi social që ka inicuar proçesin.