Në vijim të zbatimit të projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Përmbyllet aktiviteti “Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ” në Shkollen e Mesme te Bashkuar “8-Dhjetori” Qelez, Bashkia Pukë. Kjo shkolle tani ka kopshtin e gjelberuar falë nxënësve ekselent të kësaj shkolle qe zbatuan nderhyrje konkrete ne territorin e shkolles.
Nën kujdesin e Ekspertit të planifikimit e ndërhyrjeve, të rinjtë lider, përfaqësues të shkollës, kryejne veprime konkrete për arritjen e OZHQ-ve. Për këtë ndërhyrje u pastrua gjithë territori i shkollës nga mbetjet plastike dhe të ngurta, u sollen në shkollë disa makina me dhe të butë dhe pleh organik u mbollën fidanë si : Tuje, Bli, Sherebel, Oleandër, Trandafila, Lajthi, Urth, Bush etj. 200 nxënësit të kësaj shkolle tani më kanë kopshtin e gjelberuar!
#SDGs #Agenda2030 #SEEDLINGALBANIA #RECShqipëri #RegionalEnvironmentalCenter #17SDGs #globalgoals #QSNNN2018 #Qelez
Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Koordinim (ADA), në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.