Leviz Albania

Vijon aktiviteti i Leviz Albania ne Iballe

Në vijim të aktiviteteve të parashikuara në projektin “Angazhimi i komunitetit për një mjedis më të pastër” që #QSNNN po realizon, me mbështetjen e Programit #LevizAlbania në Bashkinë Fushë-Arrëz u zhvillua takimi me banoret e Iballes, Njesia Administrative Iballe. Në bashkëpunim me komunitetin, po përcaktojme një strategji advokimi, e cila parashikon nënvizimin e problemit, prioritizimin e tij në nivel vendor dhe identifikimin e zgjidhjeve, me qëllim lobimin dhe advokimin më tej tek autoritetet lokale nëpërmjet mobilizimit të banorëve në grupe për krijimin e Komitetit Qytetar. Qëllimi i këtij projekti është permirësimi i situates dhe rritja e buxhetit per çeshtjet mjedisore përmes nxitjes së angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes aktive te komunitetit për vendosjen e prioriteteve në fushen e mjedisit (menaxhimin e mbetjeve dhe ruajtjen e burimeve pyjore) nga ana e pushtetit lokal. Në këtë takim u diskutua dhe u shkëmbyen mendime për mënyrat, rrugët dhe instrumentat që duhët të përdorë shoqëria civile dhe Komiteti Qytetar për të bërë reale kauzen e madhe per mbrojtjen e mjedisit!

 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these