Workshop në Shkollen e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat

Në vijim të zbatimit të projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem“, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.

Sot u zhvillua aktiviteti përmbyllës “Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ” në Shkollen e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat, Bashkia Vau Dejës. Nxënësit ekselent të kësaj shkolle pasi planifikuan nderhyrje konkrete në territorin e shkollës e zbatuan me sukses plani e ndërhyrjes.
.
Nën kujdesin e Ekspertit të planifikimit e ndërhyrjeve, të rinjtë lider, përfaqësues të shkollës, kryejne veprime konkrete për arritjen e OZHQ-ve. Për këtë ndërhyrje u pastrua gjithë territori i shkollës nga mbetjet plastike dhe të ngurta, u vendosen stola, u mbjellen peme të ndryshme dekorative gjithashtu në një pjesë të territorit u mbjellen dhe bime të ndryshme medicinale.

Në zbatimi të OZHQ-së nr.15 u realizua me sukses ndërhyrja konkretisht në një sipërfaqe duke e kthyer zonën të gjelberuar, shumë rekreative per shkollen dhe konviktin.

Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, do të kemi një mjedis të gjelbëruar dhe shume rekreativ dhe një ambjent sportiv argëtues për nxënësit dhe stafin e shkollës duke arritur një nga prej treguesve të synuar të OZHQ-ve.

#SDGs #Agenda2030 #SEEDLINGALBANIA #RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter #4SDGs #globalgoals #QSNNN2018#VauDejës #Bushat #Nderhyrje

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Koordinim (ADA), në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these