TERMA REFERENCE
THIRRJE PËR EKSPERT MJEDISOR PËR HARTIMIN E STUDIMIT “ANALIZA E RREZIQEVE NGA NDOTJET DHE PLANI I MENAXHIMIT NGA PËRMBYTJET TË LUMIT FAN I MADH”
në kuadër të projektit:
“FAN i MADH nën mbrojtjen e komunitetit”
PËRMBAJTJA
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
- Autoriteti i kontraktuar
- Rreth organizatës
- Rreth projektit
- OBJEKTIVAT, QËLLIMI DHE REZULTATET SPECIFIKE
- Objektivat dhe rezultatet e përgjithshme
- Zona gjeografike
- Puna specifike
- MENAXHIMI I PROJEKTIT
- Organi përgjegjës
- Struktura e menaxhimit
- LOGJISTIKA DHE KOHA
- Vendndodhja
- Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave
- KERKESAT
- Kriteret specifike për Ekspertin
- INFORMACION I PËRGJITHSHËM
- Autoriteti i Kontraktuar
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN), Adresa; Rr. “Demokracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushë-Arrëz, Shqipëri.
- Rreth organizatës
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz QSNNN është një organizatë jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe e pavarur. E themeluar me 20 Maj 2014 me mision; Fuqizmi i komunitetit të Fushë-Arrëzit dhe zonave të veriut nëpërmjet programeve të informimit, edukimit, sipermarrjes dhe sensibilizimit, shërbimeve komunitare, mbrojtjes së mjedisit dhe avokimit etj. Objekti i veprimtarisë së QSNNN janë: Mbështetja, përkrahja dhe përkujdesja për fëmijët, rininë, gratë dhe moshën e tretë si dhe ndërmarrja e nismave sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit, pyjeve dhe florës & faunës, sipërmarrja dhe inovacioni; studimi i tendencave të zhvillimit, problemet që hasin banorët në procesin e zhvillimit, mundësitë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë të shoqërisë, studime ekonomike, sociale, hartimi dhe zbatimi i projekteve të ndryshme, kryesisht të atyre që u adresohen njerëzve në nevojë, kontribut në strategjitë rajonale dhe kombëtare, kontribut në hartimin e politikave zhvillimore, kryesisht të zonës së Fushë-Arrëz-it, Pukës, etj.
1.3. Rreth Projektit
Projekti “FAN i MADH nën mbrojtjen e Komunitetit” propozohet nga shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” në Fushë Arrëz dhe 2 organizata nga Puka, Agropuka dhe Lëvizja Rinore Pukë. Projekti synon krijimin e Rrjetit Veri-Perëndimor për të rritur ndërgjegjësimin, pjesëmarrjen, aktivizimin e komuniteteve të Fushë-Arrëz dhe Pukë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit dhe advokimin për mbrojtjen nga ndotje, përmbytjet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të basenit ujor të Lumit Fan. Projekti do të fokusohet në të dyja Bashkitë, por veçanërisht në zonat pranë lumit Fan i Madh si pjesë e Basenit Lumor të Matit. Grupi i targetuar është i zgjeruar pasi përfshin edhe nivelet politikëbërëse dhe zbatuese, por edhe shtresa të ndryshme të komunitetit. Rezultatet e pritshme do të sigurojnë rritjen e kapaciteteve të autoriteteve lokale për njohjen dhe zbatimin e planit të menaxhimit të Basenit lumor, por edhe informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për të kuptuar përgjegjësitë ndaj mbrojtjes së lumit, dhe të advokojë pranë autoriteteve zbatimin e tij. Në këtë kuadër projekti synon të japë kontribut edhe në konsultimet e akteve nënligjore të Ligjit për Resurset Ujore. Parashikohet informin dhe ndërgjegjësim për të rinjtë e shkollave dhe ngritje kapacitetesh dhe njohja me praktikat e mira të mbrojtjes së mjedisit me grupin e grave dhe përfaqësues nga sektorët qe janë kontribues të ndotjes së ujërave. Debat më i gjërë midis të gjitha grupeve dhe një debat televiziv do të advokojë të drejtën e komunitetit për mbrojtjen e lumit dhe një letër pozicionimi do të dergohet pranë organeve komptetente. Disa ekspertë mjedisi do të jenë pjesë e ekipit të projektit. Veprimtaritë promovuese, materiale dhe vizibiliteti i projektit do të sigurohet.
- OBJEKTIVAT, QËLLIMI DHE REZULTATET
- Objektivat dhe rezultatet e përgjithshme te Projektit
- Objektivikryesoriprojektitështë; Organizatat e Rrjetëzuara në Zonën Veri Perëndimore rrisin ndërgjegjësimin, pjesëmarrjen, aktivizimin e komuniteteve të Fushë-Arrëz dhe Pukë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit dhe advokimin për mbrojtjen nga ndotje, përmbytjet dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve të basenit ujor të Lumit Fan i Madh.
Objektivi specifik i projektit janë:
- OS1: Shpërndarje të informacionit për Planin të Menaxhimit të Basenit lumor të Matit dhe nxitje për institucionet publike të marrin masa për fillimin e zbatimit të planit të menaxhimit në zonën e Fanit të Madh
- OS2 : Konsultimi i legjislacionit të Ligit të Resurseve Ujore për të kontribuar për informimin dhe përmirësimin;
- OS3: Analiza e ndotësve dhe hartim i planit të menaxhimit të risqeve për mbrojtjen e lumit nga përmbytja e Lumit Fan i Madh;
- OS4: Informim, ndërgjegjësim, trajnim, mobilizim dhe aktivizim i komunitetit, grave dhe të rinjve për shkaqet e ndotësve të ujit nga industria, bujqësia, ndërtimi, etj;
- OS5: Advokimi i të drejtave të komunitetit të zonave të Fushë-Arrëzit dhe Pukës për natyrë dhe ujëra të pastra pranë institucione publike lokale, rajonale dhe kombëtare;
- OS6: Rehabilitimi i mjedisit në zonat e ndotura përgjatë lumin Fan nëpërmjet aktivizimit dhe vullnetarizimit të të rinjve dhe komunitetit;
- OS7: Informimi i banorëve dhe praktikat më të mira të mbrojtjes së mjedisit
- DETYRAT SPECIFIKE TË EKSPERTIT
- Eksperti do të jetë përgjegjës për:
- Përgatitjen e një analizë teknike e shkaqeve që sjellin përmbytje, si rëshqitjet e tokës.
- Kryhen e matjeteve dhe analizat teknike dhe biologjike të lumit Fan i Madh në pike strategjike ne Fushë-Arrëz ose Pukë.
- Dokumentimin nëpërmjet një leter propozimi ose video sensibilizuese të gjetjeve nga analizat dhe krahasimin me ato të parashikuara ne Planin e Menaxhimit te Bazenit Ujor të Matit.
- Hartimin e një analizë masat për mbrojtjen e lumit Fan i Madh.
- Nxitja e debateve / diskutimeve tek pjesëmarrësit nëpërmjet planifikimit dhe realizimit të seancave të diskutimeve, role-play, punë në grupe, për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit;
- Në bashkëpunim me stafin e projektit hartimin e draftit përfundimtar te Studimit “Analiza e rreziqeve nga ndotjet dhe plani i manaxhimin nga përmbytjet të Fanit të Madh” i cili do të dorëzohet në Institucionet e Bashkisë Fushë-Arrëz, Pukë, AMBU-së dhe AKM-së si palë të interesuara në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe detyrimin të tyre ligjor për të marrë masat për zvogëlimin e rreziqeve dhe mbrojtur popullësinë nga fatkeqësitë natyrore.
- Të realizojë takime në përputhje me agjendën e aktivitetit, objektivat dhe rezultatet e dakorduara me stafin e projektit si dhe në përputhje me standardet dhe etikën profesionale.
- Afatet
Në afatet e vendosura nga stafi i projektit, por gjithmonë jo më vonë se 10 ditë nga realizimi i studimit do të dorëzojë pranë stafit të projektit dokumentet e mëposhtme:
- Kryrjen e matjeteve dhe analizat teknike dhe biologjike të lumit Fan i Madh në pike strategjike në Fushë-Arrëz ose Pukë.
- Studimit “Analiza e rreziqeve nga ndotjet dhe plani i manaxhimin nga përmbytjet të Fanit të Madh”.
- Angazhimi konkret sipas afateve kohore
Përshkrimiiaktivitetit | Vendi | Data/afatet |
Kryrjen e matjeteve dhe analizat teknike dhe biologjike të lumit Fan i Madh në disa pika strategjike ne Fushë-Arrëz dhe Pukë. | Terren / Fushë-Arrëz dhe Pukë | 09 Dhjetor 2022 – 10 Maj 2023 |
Studimi “Analiza e rreziqeve nga ndotjet dhe plani i manaxhimin nga përmbytjet të Fanit të Madh” | Zyra / Fushë-Arrëz | 09 Dhjetor 2022 – 10 Maj 2023 |
Koha është 6 muaj |
- MENAXHIMI I PROJEKTIT
- Organi përgjegjës
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN), Adresa: Rr. “Demokracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushë-Arrëz, Shqipëri.
- Struktura përgjegjëse
Projekti zbatohet nga Shoqata Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN). Kjo shoqatë është përgjegjëse për prokurimin dhe implementimin e çdo aktiviteti.
- Lehtësirat nga Autoriteti Kontraktues
Autoriteti kontraktor do i japë kontraktuesit menjëherë çdo informacion dhe/ose dokumentacion të dobishëm që mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e kontratës.
- LOGJISTIKA DHE KOHA
- Vendndodhja
Fushë-Arrëz, zyra e QSNNN; Fushë-Arrëz.
- Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave
Eksperti fillon angazhimin në kuadër të projektit me 10 Dhjetor 2022 dhe kontrata përfundon 10 Maj 2023.
- KËRKESAT
- Kriteret specifikë për ekspertin
Përsonat e interesuar për pozicionin e ekspertit duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë diplomë ne shkencat e mjedisore, agrare ose ambientaliste;
- Të ketë eksperience të mëparshme në fushën e studimeve me teme ato mjedisore.
- Të ketë bashkëpunime të mëparshme me shoqerinë civile në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe/ ose tema të lidhura me të;
- Të ketë komunikim shumë të mirë, të dëgjojë dhe respektojë mendimin e secilit prej personave të përfshirë në studim dhe në projekt;
Kandidati duhet te paraqesë nëpërmjet emailit ose në zyrat e QSNNN (ne adresat e mëposhtme):
- CV personale.
- Leter motivimi.
- Oferten Financiare.
Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevoje” Fushë-Arrëz (QSNNN),Adresa: Rr. “Demokracia”, Ish-Zdrukthtaria, Kati II, Fushë-Arrëz, Shqipëri.
Posta elektronike: shoqata_qsnnn@hotmail.com
Afati përfundimtar për aplikim është data 05 Dhjetor 2022, ora 17:00.