Projekte

PROJEKTET NE ZBATIM


  • “Të rinj vullnetarë të angazhuar në një qendër multifunksonale” mbështetur nga Ambasada e Hollandës në Tiranë dhe Zyra për Zhvillim ADA – Ambasada Austriake në Tiranë.

  • “Angazhimi i të rinjve në ndërgjegjësimin për mjedisin dhe veprimet e mira” mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.


DISA NGA AKTIVITETET MË TË RËNDËSISHME TË ZHVILLUARA

Shoqata “Qëndra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – QSNNN nëpërmjet anëtarëve dhe specialistëve të kontraktuar, që nga krijimi i vet ka tentuar të luajë një rol sa më të rëndësishëm duke marrë pjesë në studime, seminare, sesione shkencore, etj. ashtu edhe në hartimin e projekteve, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve ne ndihmë të komunitetit të Fushë-Arrësit, sidomos të komunitetit në nevojë. Aktivitetet e zhvilluara deri më tani kanë qënë të shumta dhe të shumëllojshme, por disa nga më të rëndësishmet janë:

  • Planifikimi, organizmi dhe kryerja e takimeve me tema mjekësore me personat e moshës së tretë, për t’ju dhënë atyre këshilla të vlefshme për shëndetin e tyre, ku deri më tani janë realizuar mbi 110 takime të tilla me pjesëmarrje mesatarisht të rreth 50-70 personave për secilin aktivitet;
  • Planifikimi, organizmi dhe kryerja e takimeve me tema mjekësore, sociale, psikologjike me të rinjtë e qytetit ; kryerja e aktiviteteve vullnetare, argëtuese, me pjesëmarrjen sa më të madhe të tyre, angazhim sa më të gjerë të kësaj kategorie në aktivitete vullnetare dhe forcimi i pozitës së tyre në shoqëri. Që prej fillimit e deri më tani janë realizuar mbi 70 takime me pjesëmarrje të rreth 80-120 personave;
  • Planifikimi, organizmi dhe kryerja e takimeve me tema mjekësore dhe psikosociale me gratë e moshës së mesme, motivimi i tyre përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme. Që prej fillimit e deri më tani janë realizuar 50 takime me pjesëmarrje të rreth 60-140 personave për secilin aktivitet;
  • Janë realizuar 10 takime me temaktika per kujdesin ndaj mjedisit dhe sensibilizimin per mbrojtjen e pyjeve dhe shtimin e tyre. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë rreth mbi 60 persona, kryesisht nga Fushë-Arrësi dhe zonat përreth;
  • Janë realizuar 3 trajnime në lidhje me çështje të rritjes së kapaciteteve të stafit me qëllim marrjen përsipër dhe realizimin e aktiviteteve sa më të arrira. Ndër fushat kryesore të trajnimit përmendim: i) njohje me organizimin, mundësitë e shtimit të koperimit dhe bashkëpunimit; ii) njohje me ciklin e projekteve dhe mundësitë konkrete të aplikimit me projekt; iii) njohje me donatorët në vend dhe mënyrat e aplikimit; iv) njohuri fillestare në lidhje me planin e biznesit; v) njohuri mbi mundësitë e rrijes së shkallës së bashkëpunimit dhe efikasitetit ndërmjet PPP (Partneritetit Publik-Privat).