Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ ne gjimnaz

Vijon zbatimi i projektit “Mobilizimi i të rinjve shqiptarë në mbeshtetje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem”, në kuadër të programit rajonal SEEDLING.
Me date 29.03.2018 u zhvillua aktiviteti “Workshop për planifikimin e ndërhyrjeve mbi OZHQ” në Gjimnazin e Përgjithshëm Fushë-Arrëz, Bashkia Fushë-Arrëz. 26 nxënësit ekselent të kësaj shkolle pjesë në këtë trajnim.
Nën kujdesin e Ekspertit të planifikimit të ndërhyrjeve, të rinjtë lider, përfaqësues të shkollës, po diskutojnë dhe përgatisin veprime konkrete për arritjen e OZHQ-ve. Për këto ndërhyrje do të hartohet një plan konkret, për t’ua prezantuar autoriteteve të komuniteteve përkatëse.
Promovimi i një mjedisi të pastër dhe punëve të gjelbra ishte diskutimi kryesor i këtij takimi. Në zbatimi të OZHQ-së nr.15 plaifikojmë ndëryrje konkrete në një sipërfaqe prej 2000 m2 për ta kthyer në një zonë të gjelberuar, shumë rekreative, të shoqeruar me kosha për hedhjen e mbeturinave. Në përfundim të aktivitetit, nxënësit po hartojnë planin e ndërhyrjejes konkrekte, për ta zbatuar më pas nga vetë ata në territor, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe arritjes së objektivave.

Si rezultat i zbatimit të këtij aktiviteti, do të fuqizohen kapacitetet e nxënësve për të nxitur diskutime me nxënësit e tjerë dhe për të mbështetur realizimin e veprimtarive konkrete në territor e shkollës për të arritur disa prej treguesve të synuar të OZHQ-ve.

#SDGs #Agenda2030 #SEEDLINGALBANIA #RECShqipëri#RegionalEnvironmentalCenter #T4SDGs #globalgoals #QSNNN2018

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Koordinim (ADA), në kuadër të programit rajonal SEEDLING, implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe zbatohet nga Shoqata “QSNNN” Fushë-Arrëz.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like these